Trezeguet: Liga e Kampionëve, prioritet i Juventusit

Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet ka thënë se Liga e Kampionëve duke të jetë prioriteti kryesor i Biankonerëve.

Sport

07/09/2014 13:38

Trezeguet ka kërkuar nga Juventusi që të fokusohet sa më shumë te Liga e Kampionëve, pasi është një garë ku Biankonerët nuk kanë triumfuar gjatë viteve të fundit.

“Unë do t’i largoja mënjanë katër trofe radhazi të fituara në Serei A, duke u fokusuar vetëm në Ligën e Kampionëve”.

“Triumfi në këtë garë, të jep njohuri se jeni njëra ndër skuadrat më të forta në botë”.

“Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich janë rivalët kryesor në këtë garë. Në Serie A, Juventusi është favorit i padiskutueshëm”, tha Trezeguet.