Trezeguet këshillon Mbappen: Mos u transfero te ky klub (FOTO)

David Trezeguet ka një këshillë për talentin e madh të Monacos, Kylian Mbappe.

Sport

19/05/2017 08:55

David Trezeguet është duke e përcjell me shumë vëmendje karrierën e talentit të ri të Monacos, Kylian Mbappe.

Ai e ka këshilluar Mbapen të mos transferohet në Real Madrid.

“Unë mendoj se ai ka gjithçka për t’u bërë top sulmues, sepse ai ka të ardhme të jashtëzakonshme. Por, ne duhet t’i japim atij kohë, ta lëmë të jetë i lumtur, sepse në këtë moshë, kjo që po bën ai është unike”, tha Trezeguet për AS.

“Mendoj se duhet dhe shpresoj se do të qëndrojë edhe për një vit në Monaco që të tregojë kualitetin e tij. Ai duhet të konfirmohet si lojtar, sepse mos harroni se është vetëm 18 vjeçar. Ai ka kohë të mësojë nga futbolli i nivelit të lartë. Ka kohë për Real Madridi, Barcelonën apo Juventusin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

tev_1495175421-557222

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6