Treshet e Craiovas mposhtin Prishtinën
Sigal Prishtina pësoi humbjen e dytë në kuadër të Ligës Ballkanike. Skuadra nga kryeqyteti u konsiderua favorite por u befasua duke u mposhtur nga Craiova e Rumanisë me rezultat 72:83. Pasi dy çerekët e parë të lojës përfunduan në barazim 37:37, i treti i takoi plotësisht mysafirëve të cilën e mbyllën në favor të tyre…
Sport
Sigal Prishtina pësoi humbjen e dytë në kuadër të Ligës Ballkanike.
Skuadra nga kryeqyteti u konsiderua favorite por u befasua duke u mposhtur nga Craiova e Rumanisë me rezultat 72:83.
Pasi dy çerekët e parë të lojës përfunduan në barazim 37:37, i treti i takoi plotësisht mysafirëve të cilën e mbyllën në favor të tyre me rezultat 27:14, falë trepikëshave të njëpasnjëshëm dhe këtë avantazh e ruajtën për pjesën e mbetur të takimit duke shënuar fitore të madhe në Prishtinë.
Në periudhën e fundit të lojës vendasit u munduan të rikthehen në lojë por Craiova e mbrojti me sukses avantazhin. Arsyeja kryesore e fitores së mysafirëve ishte saktësia nga gjuajtjet për tre pikë pasi realizuan 16 sosh.
Dardan Berisha ishte realizatori më i mirë te Sigal Prishtina me 16 pikë, kurse Craiova u udhëhoq nga Cortez Seals i cili realizoi 24 pikë.
Kujtojmë se ditë më parë, Peja mundi Craiovan në Karagaç me rezultat të thellë 80:65.