Trepça siguron Ligën e Parë përmes penalltive në barazh

Kujtojmë që Trepça është ndër "top-4" klubet më të mëdha në Kosovë, andaj gjendja momentale në skuadër është e turpshme.

Sport

29/05/2018 19:13

Trepça ka fituar me penallti ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë.

Mitrovicasit mundën Dardanën, 4:3, përcjellë “Lajmi.net”.

120-minutëshi ishte mbyllur baras, 0:0.

Kësisoj, “Xehetarët” siguruan mbetjen në Ligën e Parë.

Kujtojmë që Trepça është ndër “top-4” klubet më të mëdha në Kosovë, andaj gjendja momentale në skuadër është e turpshme. /Lajmi.net/