Trepça shkatërron Pejën në ‘Minatori’

Skuadra e basketbollit Trepça ka arritur ta fitojë derbin e javës së 17-të në Superligën e Kosovës.

Sport

04/02/2017 19:55

Mitrovicasit në palestrën ‘Minatori’ kanë mposhtur me rezultat të thellë 83-65 KB Pejën.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi për pejanët.

Në radhët e Trepçës shkëlqyen Montreal dhe Stutz që shënuan nga 19, respektivisht 17 pikë. Kurse te Peja më të mirët ishin Jamie O’Brien që shënoi 17 pikë, dhe Hajdari me 15 pikë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6