“Trepça”, ri-fiton licencën

Bordi i ri i Komisionit të Pavarur për Minirera dhe Minearle, ka miratuar lejen për operim të ndërmarrjes “Trepça”, duke zhbllokuar kështu nxjerrjen e mineraleve nga ky kompleks metalurgjik. Këtë e ka bërë të ditur Musa Shabani, kryetar i ri i bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për…

Lajme

19/05/2015 15:27

Bordi i ri i Komisionit të Pavarur për Minirera dhe Minearle, ka miratuar lejen për operim të ndërmarrjes “Trepça”, duke zhbllokuar kështu nxjerrjen e mineraleve nga ky kompleks metalurgjik.

Këtë e ka bërë të ditur Musa Shabani, kryetar i ri i bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Sipas Shabanit , ky bord i ka dhënë vetes detyrë që deri më 15 qershor t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet dhe kërkesat e adresuar ndaj këtij komisioni.

Bordi i ri i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ka miratuar gjithësej 22 licenca dhe leje për operim përfshirë këtu edhe ndërmarrjen “Trepça”, nga 30 aplikacione sa i kanë shkuar gjithsej këtij komisioni.