“Trepça” nënshkruan dy kontrata gjigante që peshojnë 27 milionë euro (Dokument)

Gjiganti metarlogjik “Trepça” do të lidh dy kontrata gjigante për shitjen e plumbit dhe zinkut të koncentratit.

Lajme

13/02/2017 14:02

Të dy kontratat që do të lidh “Trepça” peshojnë hiç më pak se 27 milionë dollarë, shkruan ORAinfo.

Kjo ndërmarrje përmes ankandit publik ka shpallur fituese kompaninë zvicerane
“Trafigura PTE. LTD Singapore, Branch Office Geneva”, për shitjen e plumbit të koncentratit në vlerë prej 20 milion dollarëve.

“Vlera e përgjithshme përfundimtare do të varet nga lëvizja e çmimeve të tregun e aksioneve . Vlera e pritur prej 14.000.000,00 USD për 20.000.000,00 USD”, thuhet në njoftimin e dhënies së kontratës, përcjellë ORAinfo.

Ndërsa kontrata për shitjen e zinkut të koncentratit do të lidhet me kompaninë “Trafigura PTE. LTD Singapore, Branch Office Geneva”, në vlerë prej 7.7 milionë dollarë.

“Vlera e përgjithshme përfundimtare do të varet nga lëvizja e çmimeve të tregun e aksioneve . Vlera e pritur prej 5.112.000,00 USD për 7.700.000,00 USD”, thuhet në njoftimin e dhënies së kontratës.

Në ndërmarrjen “Trepça” në vazhdimësi kanë potencuar se asnjëherë nuk kanë pas problem shitjen. /ORAinfo/