Trepça ’89 – Vikingur, ja kur dalin në shitje biletat dhe në cilin vend i gjeni

Biletat e ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve mes Trepçës’89 dhe Vikingur, do të dalin në shitje gjatë ditës së nesërme.

Sport

01/07/2017 23:41

Më 4 korrik në stadiumin ‘Adem Jashari’ me fillim nga ora 18:00, skuadra kampione  Kosovës zhvillon ndeshjen e kthimit me skuadrën nga Ishujt Faroe, Vikingur.

Ndeshja e parë në Ishujt Faroe u takoi vendasve me rezultat 2:1.

E biletat për ndeshjen e kthimit, që nga dita e nesërme i gjeni në qytetin e Mitrovicës në sheshin e qytetit./Lajmi.net/