Trepça ’89 i quan të korruptuar gjqytarët kosovarë të pranuar nga FIFA

Trepça '89 reagon ashpër pas ndeshjes me Llapin, ku u eliminua nga Kupa e Kosovës.

Sport

14/02/2018 18:14

Mitrovicasit insitojnë që treshja e gjyqtarëve, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, erdhi me tendencë për të kualifikuar ekipin mysafir tutje.

“Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të përfaqësojnë futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare. Trepça ’89 dyshon që kjo treshe e gjyqtqarëve është korruptuar nga individë të caktuar”, shkruan mes tjerash 89-shi.

Kampioni i Kosovës i ka kërkuar FFK-së që të hapë sytë dhe të marrë hapa konkret për parandalimin e referimëve të dobëta dhe tendencioze.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë për shtyp të klubit mitrovicas. /Lajmi.net/

27867671_980071518807238_3475615111168296225_n