Trepça ’89 gati për L.K, barazon me skuadrën e njohur sllovene (VIDEO)

Skuadra kampione e Kosovës, Trepça '89, po vazhdon përgatitjet për ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Sport

22/06/2017 20:55

Mitrovicasit sot kanë zhvilluar miqësoren e radhës, duke barazuar 1:1 me skuadrën e njohur sllovene, NK Olimpija Ljubljana.

Olimpija Ljubljana edicionin që shkoi përfundoi në vendin e tretë në tabelë, ndërsa është pesë herë kampione e Sllovenisë, herë e fundit ishte edicionin e kaluar.

Otto John shënoi për Trepçën ’89 në minutën e 19, për të barazuar Abass në minutën e 75′.

Golin e sulmuesit John mund ta shikoni në videon e mëposhtme, saktësisht pas 1:03:40./Lajmi.net/

YouTube player