Trepça ’89 e nis me fitore rrugëtimin për mbrojtjen e titullit

Trepça '89 e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Vala Superligën e Kosovës.

Sport

18/08/2017 18:50

Mitrovicasit në ‘Riza Lushta’ në ndeshjen hapëse të sezonit, kanë mposhtur 3:1 Flamurtarin, skuadër kjo e rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Muharrem Jashari në minutën e 10’-të dhe Otto John në minutën e 50’ i dhanë epërsi dyshifrore skuadrës kampione.

Mysafirët në minutën e 63’-të, e ngushtuan rezultatin kur shënoi Ardit Jahupaj, pas asistimit të Fisher.

Në minutën e ’89, Trepça ’89 vulosi fitoren, kur shënoi me anë të Florent Hasanit për 3:1./Lajmi.net/