Treni serb niset nga Beogradi për në Mitrovicë (Foto)

Gazetarë, qytetarë, e zyrtarë të shtetit serb janë nisur sot në mëngjes drejt Mitrovicës nga Beogradi me trenin që ia ka bërë dhuratë Rusia Serbisë, shtet ky që bëri gjenocidin më të madh pas luftës së dytë botërore në popullin e Ballkanit.

Lajme

14/01/2017 09:37

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq tha se kjo linjë përmbush kërkesat e të rinjve në Mirovicë që duan të jenë të lidhur me Beogradin.

Nuk dihet se sa do të kushtojë bileta nga Beogradi në Mitrovicë.

“Treni nuk do të mund të jetë një provokim për Prishtinën, ashtu siç është e zbukuruar me trashëgiminë kulturore të botës”, tha Gjuriq.

Ndryshe, Zyra e cila udhëhiqet nga Gjuriq ka paralajmëruar se linja testuese hekurudhore Beograd – Mitrovicë do të vendoset nga 20 janari deri më 26 shkurt, e më pastaj do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt.

Treni do të operojë itinerarin Beograd-Mladenovac-Lapovo-Kragujevac-Kraljevo-Rashka-Mitrovicë.