Treni serb, Bushati: Kërcënimet dhe tonet e larta duhet të ulen

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar rreth deklaratave të fundit të udhëheqësve serb.

Lajme

16/01/2017 12:55

“Fillimi i 2017 nuk ka qenë i mbarë për Europën Juglindore. Provokimet destabilizuese dhe fantazitë teatrale të udhëheqësve të Serbisë janë irrituese dhe shumë larg pritshmërive për një vend kandidat, i porsa ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE”.

“Në përvjetorin e masakrës së kryer nga Serbia në #Reçak #Kosovë, promovimi me kokëfortësi i agresionit është krejt i papërgjegjshëm dhe nuk i shërben aspak klimës së domosdoshme të bashkëpunimit rajonal”.

“Kërcënimet dhe tonet e larta duhet të ulen pasi rikthimi i trenit të së shkuarës nuk të shpie askund”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.