Treni nuk lëviz nga Rashka

Edhe pse ishte ndaluar për 15 minuta në stacionin e Rashkës, treni me simbolet serbe nuk ka lëvizur ende nga andej.

Lajme

14/01/2017 19:31

Treni me simbolet politike e fetare serbe edhe pse u ndal në Rashkë për një pauzë 15 minutëshë, nuk është nisur më nga andej, prejse erdhi në këtë stacion pas orës 16:00.

Reporteri i KALLXO.com në këtë tren ka marrë vesh se treni nuk po e vazhdon rrugën drejt Kosovës për shkaqe sigurie,

Sipas tij, udhëtarët që kanë paguar biletën e trenit dhe kanë nevojë të vijnë në Kosovë, janë duke e pritur një autobus për t’u transportuar me të.

Janë sjellë foto dhe video të brendësisë e jashtësisë së trenit, ndërsa informoi se ky tren e ka të shkruar gabimisht në serbisht shprehjen “Kosova Është Serbe”.