Treni niset 25 sekonda më herët, kompania detyrohet të kërkojë falje

"Nuk ka asnjë justifikim. Ne do të analizojmë plotësisht dhe do të përpiqemi që të mos e bëjmë këtë përsëri", njoftoi kompania japoneze e hekurudhave.

Fun

15/05/2018 13:57

Kompanitë hekurudhore në Japoni kanë qenë gjithmonë të njohur globalisht për saktësinë e saj të patëmetë. Kjo është arsyeja pse, për shkak të një treni që u nis 25 sekonda përpara orarit, kompania hekurudhore JR West ka kërkuar falje për ‘gabimin e rëndë’ .

Ky gabim i rëndë, siç u përkthye nga Sora News, ndodhi kur treni nga stacioni Notogawa u nis drejt Stacionit Nishi-Akashi në 7:11:35, në vend që të nisej në 7:12:00 në mëngjes, shkruan Mashable .

‘Asnjë justifikim’
– Nuk ka asnjë justifikim. Ne do t’i vlerësojmë tërësisht veprimet tona dhe do të përpiqemi për të parandaluar një incident të tillë që ndonjëherë të ndodhë” – thotë njoftimi për shtyp.

Diçka e ngjashme ka ndodhur vitin e kaluar, kur treni u nis 20 sekonda më herët. Për shkak të mosveprimit, kompania gjithashtu shprehu keqardhje të thellë për incidentin. /Lajmi.net/