Treni merr para një tjetër makinë në Gërdec, plagoset një 11-vjeçar

Vetëm dy ditë pas aksidentit në Golem, treni i Linjës Tiranë-Durrës është përfshirë në një tjetër aksident gjatë pasdites së sotme.

Lajme

18/08/2018 18:56

Në mjet ndodhej drejtuesi me inicialet F.S. dhe djali i tij 11-vjeçar A.S., i cili ka mbetur i plagosur nga aksidenti.

Aktualisht i mituri është transportuar për në spital, ku po i jepet ndihma mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.