Tregtarët nga Maqedoni mohojnë ri-eksportin e mallrave serbe

Tregtarët e Maqedonisë së Veriut kanë mohuar se janë duke e bërë ri-eksportimin e mallrave serbe në Kosovë.

Lajme

21/02/2019 16:54

Informacioni i autoriteteve serbe se bëhet ri-eksport i produkteve serbe në Kosovë përmes Maqedonisë është një dezinformim i pastër, theksojnë tregtarët vendas.

Biznesmeni Xhemali Dauti, thotë se nuk ka ri-eksport të organizuar apo falsifikim të paketimit ose të pakove, të produkteve nga Serbia të destinuara për tregun e Kosovës.

Sipas tregtarëve vendas, problemi me kontrollet shtesë të miellit, që nga Maqedonia eksportohet në Kosovë është për shkak të analizës së pranisë së hekurit.

Dje, ministri serb i Tregtisë Rasim Lajiq tha se prodhimet serbe po ri-paketohen në Maqedoni dhe ri-eksportohen në Kosovë.

YouTube player