Tregon në Instagram detajet e dhunimit, vetëm disa minuta pas aktit (Foto)

Një vajzë e cila ishte dhunuar në tualet, ka shpërndarë secilin detaj  të përvojës së saj të hidhur , vetëm disa minuta pas sulmit.

Bota

07/01/2016 11:55

Amber Amour, 27 vjeçare, shpërndau fotografitë e vetes teksa ishte duke qarë në vendin ku u dhunua dhe një tjetër foto kur e kishte bërë një kontroll të brendshme pas sulmit që iu bë në Nëntor të vitit të kaluar, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Amberlegs_2630079a

Amber po promovonte fushatën e saj “Ndalo dhunimin. Eduko”, në Afrikën e Jugut, ku edhe ndodhi sulmi.

Ajo tregoi gjithë rrëfimin deri të ngjarja. Shkoi tek një shok i saj për të bërë një dush, pasi në bujtinën ku gjendej ajo nuk kishte ujë të nxehtë.

Amber2_2630032a

“Unë jam këtu, duke i treguar viktimave të dhunimit çdo ditë se ata duhet të flasin për atë që ka ndodhur- Kështu gjëja e parë që do të bëja ishte të bëja një foto dhe të shkruaja një postim, duke përshkruar atë që ndodhi”.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se dhunuesi është arrestuar por orë më vonë është liruar sërish. Është hera e dytë që 27 vjeçarja ka qenë subjekt i krimit seksual./lajmi.net.