Tregimi i gruas që përfundoi studimet në universitetin e famshëm, dhe vendosi të bëhet prostitutë (Foto)

Ish-studentja e fakultetit ka shkruar një tekst lidhur me karrierën e saj. Kur të kërkoni për punën e përkryer, duhet fokusuar në punët që do t’i bënit edhe pa pagesë. Apo jo?

Lifestyle

23/06/2015 22:55

Ishte semestri i fundit në Princeton, kur unë fillova me karrierën e përkryer, dhe në pyetjen që e shtrova më lartë u përgjigja me “Po”. Dhe ky fakt më ka lehtësuar shumë në përzgjedhje. Të gjithë rreth meje planifikonin të shkonin në Hollywood, në mënyrë që të futeshin në aktrim ose ishin duke u përgatitur për intervistat e lodhshme me udhëheqësit e bankave dhe bizneseve të mëdha në New York, shkruan Vice, transmeton lajmi.net.

Në një vend si Princeton, të gjithë janë të zëshëm kur bëhet fjalë për ambiciet dhe të arriturat, por është një numër i vogël i tyre që flasin për dobësitë dhe pasiguritë e veta. Pas largimit nga Princetoni, pritjet ishin që do të bëhesha një grua model, e llojit të renesancës Ivy League, dhe që do të hidhesha në ndonjë punë fitimprurëse. Jo, e ardhmja ime profesionale u bë shumë më pak ortodokse se që mendoja.

Vendimi ishte një zgjidhje e lehtë

2

Vendimin për të filluar të dalë me meshkuj për të fituar para e kam marrë pabesueshmërisht lehtë. Gjithmonë kam qenë e fascinuar me tregimet mbi femrat eskortë, dhe punonjëset tjera seksuale, dhe te ata kam parë shpirt të afërm me mua.

Asnjëherë skam menduar seriozisht se seksi në të vërtetë mund të shpalojë anët tona qe në gjithmonë dëshirojmë ti mbajmë të fshehta, dhe gjithnjë çdo akt të lidhur me seksin e kam parë si “terapi për bastisje”. Duke marrë parasysh që shumë shpejt do të diplomoja në psikologji, dhe duke parë faktin që isha e njohur si “prostitutë pozitive në seks”, puna e lidhur me seksin dukej si një zgjidhje e mirë.

“Sugar Dating” në të vërtetë nuk është aspak ndryshe nga çfarëdo punë tjetër e lidhur me seksin. Edhe nëse je prostitutë, femër eskort, vallëzuese (striptizë) ose “sugar baby”, në fund të vjen e njëjta, meshkujt paguajnë për përvojë fizike dhe emocionale me ty. Dallimi në emra në të vërtetë flet më shumë për personin që i ka zbuluar ato, se sa për profesionin në vete.

Klientët e mi gjithnjë kanë bërë atë që nuk dëshiroja unë

3

Personalisht nuk më pëlqejnë nofkat “sugar daddy” dhe “sugar baby”. Nuk e dua faktin që implikojnë. Ata meshkuj nuk janë babai im, dhe un definitivisht nuk jam fëmijë. Më shumë dëshiroj të më thërrasin “Sugar cunt”, ndërsa klientët e mi dëshiroj ti thërras “Sugar dicks”.

Kur keni një lidhje shumëvjeçare me dikë, si që kanë shumë femra tjera që merren me këtë profesion, zhvilloni disa dinamika të veçanta.  Ndërsa sa i përket punëve të lidhura me seksin, fakti më tërheqës është se punën e organizoni në mënyrën që juve ju konvenon më së shumti.

Në fillim, moshataret e mia ishin të habitura pas dëshirës sime për t’u bërë e ashtuquajtur “sugar cunt”, me siguri sepse atëherë ende nuk më kuptonin seriozisht. Por, disa prej tyre ishin të brengosur për gjendjen time emocionale dhe fizike. Në anën tjetër unë gjithmonë kam kafshuar gjuhën time kur vinte puna për planet e tyre, sepse fundja, kush jam unë për t’i gjykuar?

Disa nga klientët e mi ishin pikërisht ashtu si pretendonin të jenë shokët dhe shoqet e mia- avokatë, ekspertë të financave madje edhe kontraktorë. Jam me fat që nuk më duhet të jetoj me stresin që ata jetojnë, mirëmbajtjen e stilit të jetës, kërkim për një vend në të cilin do të kënaqet pak në jetë. Më shumë më pelqen ndjenja e paqartësisë se te kush do të flejë nesër, sesa presioni i ndonjë kompanie

Sa më shumë të holla, aq më pak punë

4

Trajektorja në të cilën jam orientuar në karrierën “sugar cunt” ka reflektuar të jetë rrugë shqetësuese në të cilën kanë kaluar koleget e mia. Pasi që kam diplomuar, me shoqen jam zhvendosur në Florida. Teksa ajo e dha gjithë atë mund për të zgjedhur profesionin, unë kam menduar se si të fitojë sa më shumë para.

Fati fillestar ka qenë në anën time, pasi që kam tërhequr tre klientë fillestarë shumë shpejt pasi jam paraqitur në faqen “Seeking Arrangement”, faqja më e njohur për tu njohur me klientët tuaj “sugar”. Me sukses i kam kryer dy nga tre takimet, sepse personi i tretë me të cilin do të takohesha nuk u paraqit.

Në fillim isha e fokusuar për të fituar sa më shumë para, dhe të punojë sa më pak. Por, natyrisht, ka ndodhur e kundërta. Kam punuar shumë, ndërsa kam fituar shumë pak. Kështu që, kam shpenzuar shumë kohë dhe energji se sa kam dashur në meshkuj të cilët i kam gjetur. Njëri prej tyre ishte i ulët, dukej si lepur, ndërsa punonte në kompaninë e cila shkruante ese për studentë

Ai ishte shumë nervoz, dhe i dukej që e gjithë ngarkesa e botës është mbi supet e tij, dhe ky fakt më acaronte. Tjetri ishte një avokat i martuar, ishte i sjellshëm, dhe dëshironte përqendrim seksual, të cilin nuk ia jepte bashkëshortja. Me rëndësi, ishin klishe të pastër. Por, ajo që nuk kam kuptuar në fillim është se nuk do të paguhesha për shërbimet e mia fizike të seksit, por për vëmendjen time ndaj tyre. Kërkonin dritë në sytë e mi, dritë e cila do të pasqyrohej edhe në sytë e tyre.

Punë dhe lidhje të reja

5

Tre vjet në këtë punë kanë qenë të mjaftueshme që të merrem edhe me diçka tjetër, si furnizimi me ushqim dhe disa punë të tjera në zyrë. Kështu që, jam zhvendosur të mashkulli që kisha njohur atëherë, dhe kemi jetuar dy vjet në Chicago. Ai paguante banesën dhe ushqimin, ndërsa unë punoja si kameriere dhe fitoja tamam aq për të blerë marihuanën për të cilën kisha nevojë.

Është qesharake se kjo lidhje mund të shihej si një lidhje për interes, por në të vërtetë ne duheshim shumë. Nuk e kuptonim që po e ndërrojmë vëmendjen tonë për të mirën reciproke. Por në të vërtetë, ndihmonim njëri tjetrin reciprokisht në mënyrë që të dy të ndiheshim si njerëz.

Pas ndarjes, kam kuptuar që të tilla lidhje “Vepruese” gjinden gjithandej rreth meje. Ashtu si kur hyni në një lidhje simbiozë me ndërvarësi, ku keni nevojë për mbështetje, në të kundërt do të shkatërroheni

Në të njëjtën kohë, fitoja përvojë në punën që bëja, fillova ta kuptoja se “sugar dating” më kishte përvetësuar që në fillim, nëse di se çfarë bën, mund ta bësh më shumë sukses, dhe nuk të duhet kapital për të filluar.

Për shumën dhe paratë u kam folur klientëve që në takimin e parë. Shumën e kisha vendosur shumë poshtë, sepse 1 mijë dollarë dukeshin me të vërtetë shumë, dhe se me 500 dollarë kisha tërhequr më shumë klientë.

Ofertat prej disa mijë dollarëve

6

Natyrisht, merrja oferta që mbërrinin edhe në disa mijë dollarë, por ishin nga njerëz me karakter që në fillim menjëherë më frikësonin. Te ardhurat që nga fillimi kanë qenë stabile dhe nuk rriteshin me kalimin e kohës, por kështu, asnjëherë nuk kam hezituar të kërkojë pagesën që e kam merituar.

Me rastin e dakordimit për shumën, nuk është biseduar më për të. Përvoja ime me klientë më ka treguar se ekzistojnë dy lloje: Ata të cilët duan të të posedojnë, por atë fakt e kupton në fillim dhe nuk takohesh me ata, dhe e dyta ata të cilët dëshirojnë të të paguajnë që në takimin e parë. Shumë prej tyre nuk e konsiderojnë veç si një shërbim, por shumë më shumë.

Por, mua nuk më intereson çka ata mendojnë. Nëse nuk mund të jenë të sinqertë e ta pranojnë se për çfarë loje bëhet fjalë, është problem i tyre, edhe pse shpesh bëhet edhe problem i imi, kur vendosin ta ndërprenë takimin sepse konsiderojnë se nuk janë lidhur mjaftueshëm me mua.

Fakti mërzitës për punë të përhershme

7

Njerëzit më pyesin shpesh për detajet e punës sime, dhe mbesin të habitur sepse e kuptojnë se puna ime nuk është aq misterioze sa kishin menduar. Sa i përket të hollave, transaksionet mes meje dhe klientëve të mi është e njëjta si çdo në çdo rast tjetër të shit-blerjes. Puna është punë, pa marrë parasysh nëse ka lidhje me seksin apo jo. Pasi që në fillim kërkoni të holla, të tjerat bëhen rutinë.

Kur shikoj përsëri në krye të punës sime si “Sugar cunt”, më duket se kam dëshiruar që jetën ta sjellë në atë pikë që të kem kontroll mbi gjithçka. Ndërsa, sa i përket punës sime në marketing me njerëzit e mirë në biznes të mirë, nuk ka kaluar as një vit ajo u bë aq e këndshme sa që u bë e padurueshme.

Orarin të cilin ma ka diktuar tempoja e jetës më është bërë ngarkesë, dhe sërish kam vendosur të kthehem në “prostitucion”. Kam filluar të kërkojë klientë potencial në Chicago, dhe kam menduar që ajo do të jetë një fitim shumë i lehtë. Veçanërisht tash kur kam më shumë përvojë me fitimet, lidhjet me dashuri, në profesionin “Sugar dating” dhe normalisht kam më shumë përvojë në jetë.

Profili im “OKCupid” ishte bërë aq i famshëm, sa që u detyrova të shkyç njoftimet në mënyrë që të ruajë sado pak jetën e baterisë. Kam pasur ndjenjën që do ta nënshtroj Chicagon, do të ktheja jetën e klientëve dhe do të fitoja kodër me dashuri.

Por në Chicago nuk kam njohur asnjë mashkull që më paguante për shërbimet e mia. Burimi i të hollave ishte tharë totalisht. Nuk isha e sigurt nëse ishte për shkak që atje mbizotëronte një dimër shkatërrues apo thjesht ishin imponues. Në vend që të njihem me klientë të cilët më dëshirojnë dhe më falin dashuri për pak punë nga ana ime, unë gjithmonë dridhesha teksa udhëtoja me taksi.

Një mashkull me të cilin u takova ishte i tëri ashtu siç më kishin paralajmëruar miqtë. Qëndronte në punë, në shtëpi duke kërkuar të gjitha detajet nga unë, për t’u siguruar që i përmbush të gjitha kërkesat e tij. Pastaj, më dërgoi në banesë, ku luanim rolin e babait të tërbuar, dhe vajzës së frikësuar, ku më lante me shampo të fëmijëve dhe mi lyente të pasmet.

Pastaj më fuste dorën në gojë dhe thoshte “Dashuria është abuzim”. Kur isha e shtrirë mbi të, kam parë  një mbishkrim në krahët e tij që thoshte “The Baby Doll Murders”,  teksa më tregonte për planin e tij për një harem në të cilin do të merrnin pjesë vetëm femra të caktuara sipas shenjave të horoskopit.

“Do të kesh motrën me të cilën do luash”, më tha. “Do të mund t’ia bësh të gjitha ato që ti bëj unë ty”. Më kishte pyetur nëse doja të kaloja natën te ai, ndërsa, unë natyrisht refuzova. Kur shkova, më kishte arritur porosia që thoshte “Dua që ta bësh këtë sepse më do, jo për para”, iu përgjigja “Po, babush” dhe injorova të gjitha mesazhet e tij pasues.

Përpjekje të reja në New York. Pastaj në Kaliforni

Pas një përvoje të tillë, ika nga Chicago. Njoha një person në New York dhe shkova atje. Ai u bë trajneri im për takime, pastaj edhe partner. Por, lidhja jonë, ashtu si planet tona të mëdha për punë, dështuan shumë shpejtë. Me 25 dollarë në xhep, dhe me tre valixhe në të cilat ishte e tërë jeta ime, qëndrova në hyrjen e një stacioni hekurudhor nëntokë, dhe qava. Dhe nuk kisha absolutisht asnjë arsye për të ndaluar lotët

Vera në New York ishte një përvojë që më transformoi plotësisht. Dëshirova të vazhdoja me punën, por isha shumë e pavendosur rreth njohjes së klientëve të ri. Kuptova që radari im i brendshëm nuk më qon në orientim të duhur, dhe nuk duhej ti besoja. Për shkak të këtij kujdesi të fuqishëm, në Neë York kisha njohur vetëm një klient.

Ai ishte në të vërtetë i shoqërueshëm, interesantë dhe i dëshirueshëm. Ishte kanadez, natyrisht. Ende nuk kam njohur një kanadez që s’më ka pëlqyer. Problemi i vetëm ishte që më paguante më pak se që më nevojitej, dhe fatkeqësisht mu desh të përshendetesha me të.

Duke pasur parasysh që përvoja në New York nuk ishte aq fitimprurëse, vendosa që të shfrytëzoja rastin dhe të zhvendosesha në Kaliforninë Jugore. Kur mbërriva atje, u betova që më nuk do të hyja në “ato” punë, por pas gjashtë muajve mu desht ta bëja. U zhvendosa te shoqja në San Francisko, dhe sërish hapa profilin në faqen “Seeking Arrangement”.

Puna shkonte më mirë se çdo herë

Më dukej se kësaj radhe është gjithçka ndryshe. Liria, fleksibiliteti dhe natyra spekulative e “Sugar Dating” më tërhiqte edhe më tutje, dhe më dukej që ende mund ta luaj këtë lojë sipas rregullave të mia.

Në San Francisko, pak a shumë, kam pasur një numër solid të klientëve në mesin e të cilëve kisha mundësinë të zgjedhja ata që më konvenonin më së shumti, ndërsa puna ishte interesante si kurrë më parë. Në mëngjes, duke pirë kafenë, u përgjigjesha mesazheve të meshkujve të cilët më pëlqenin, pastaj takoheshim për drekë ose pije.

Edhe pse, mund të them që kam perfeksionuar rolin tim si “Sugar cunt”, nuk do të isha e sinqertë nëse do të thoja që jeta ime ishte joshëse. Fitimi ishte i mirë, por stolitë e mrekullueshme që merrja nuk më tërhiqnin, sepse kuptoja se në të vërtetë ato ishin një ngarkesë e madhe. Ndërsa, asnjëri nga meshkujt që kam takuar nuk qëndroi më gjatë në jetën time.

Ishin lidhur më shumë se ç’duhej për mua

Ndoshta sepse ishin lidhur shumë me mua, nuk mund të pajtoheshin me faktin që të paguajnë për emocionet e krijuara, ose sepse unë konsideroja që emocionet e krijuara janë parazitë të cilët egon e vetë e ushqejnë me orgazmat e mia.

Zhdukja e tyre në fakt korrespondoi me rënien e interesit tim për këtë punë. Mësova se puna është punë, dhe ishte mjaftueshëm të punoja për njerëzit e tjerë. Hyra në këtë punë për t’u ikur punëve që sillen rreth një organizimi, në të cilat je e mbyllur dhe ndjen lodhje. Dëshirova që të bëj një punë, në të cilën do t’i rregulloja dhe kontrolloja unë.

Por, dikush gjithmonë do të pranojë me kënaqësi të jetë mbikëqyrës, nëse ia lejoni. Dhe mendoj që është koha që edhe unë të kaloj në rolin e të mbikëqyrurave. (lajmi.net)