Tre yjet e Man.United do të mungojnë në fillim të sezonit

Luke Shaw, Ashley Young dhe Marcos Rojo do t’i mungojnë Manchester Unitedit në nisje të sezonit.

Sport

23/07/2017 19:10

Tre lojtarët kanë pësuar lëndime, dhe do të jenë mungesa sidomos në fazën defansive për skuadrën e Jose Mourinhos, transmeton lajmi.net

“Ata nuk kanë asnjë shans ta nisin sezonin nga fillimi. Shaw rikthehet në shtator, Young në tetor, dhe Rojo në dhjetor”, ka shtuar portugezi.

Sezoni i ri në Premier League nis në mesin e gushtit. /Lajmi.net/