Tre yjet e La Ligas që do kërkohen nga United në janar

Gjiganti anglez, Manchester United është duke tentuar të bëj tre transferim sensacionale gjatë afatit kalimtar dimëror i cili hapet në janar.

Sport

05/10/2014 12:14

Mediat angleze raportojnë se Manchester United është i gatshëm të bëj ofertë gjatë janarit, për treshen sensacionale të La Ligas.

Daily Star raporton se djajtë janë të gatshëm të tentojnë transferimin e Gareth Bale nga Real Madridi. Nëse ky transferim ndodh, atëher uellsiani do bëhej transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Përpos Bales, United do të bëj ofertë për transferimin e lojtarit tjetër të Realit, Sami Khediras i cili ka kualitete të larta sa i përket mesfushës defanzive.

Daniel Alves është një tjetër lojtar i cili është në radarin e trajnerit Louis Van Gaal – njeriu që ka bërë një revolucion të madh te skuadra angleze.