Tre viktima në aksidentin e autobusit në autostradën Shkup-Tetovë

Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë.

Lajme

13/02/2019 18:36

Alsat jozyrtarisht mëson për tre viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilanci mund të jetë edhe më i madh.

Ndërkaq personat e lënduar, për të cilët raportohen se janë mbi 20 në numër, po transportohen  në Qendrën Klinike në Shkup dhe në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.