Tre vëllezër e përdhunojnë vajzën e mitur

Tre vëllezër, duke përfshirë edhe dy të mitur dyshohet se kanë përdhunuar një 13-vjeçare në shtëpinë e saj në Nagpur të Indisë.

Bota

28/06/2016 01:10

Tre vëllezërit thuhet nga policia se e kanë sulmuar vajzën 13-vjeçare të hënën në shtëpinë e saj, kur ajo ishte vetëm, përcjell lajmi.net

Të tre e kanë përdhunuar vajzën dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Vajza së bashku me babain e saj e kanë bërë denoncimin në polici e këta të fundit kanë arrestuar tre të dyshuarit.

Ata ishin 12, 17 dhe 21 vjeç dhe do të dalin para gjykatës së shpejti./lajmi.net