Tre trajnerë të njohur në garë për të zëvendësuar Wengerin te Arsenali

Dy dekadat e Arsene Wenger të Arsenal mund të përfundojnë në fund të këtij sezoni, nëse francezi dështon të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve përmes Ligës së Evropës.

Sport

17/03/2018 19:12

Por, nëse do të varej nga tifozët, drejtuesit e klubit do të ndërprenë menjëherë bashkëpunimin me trajnerin 68 vjeçar.

Një sondazh i bërë nga tifozët e Arsenalit, ka nxjerrë rezultate të pabesueshme.

88 për qind e tyre, kanë votuar për largimin e tij, shtatë janë deklaruar kundër dhe pesë për qind nuk kanë pasur përgjigje.

Në rast largimi të Wenger, ‘Goal.com’ ka sjellë tre emra të mundshëm për ta zëvendësuar.

Bëhet fjalë për Joachim Low e Gjermanisë, Manuele Pellegrinin dhe Massimiliano Allegrin./Lajmi.net/