Tre të vrarë në një incident me armë në Merilend

3 persona u vranë të ejten në një incident me armë zjarri në një magazinë të firmës Rite Aid pjesën verilindore të Merilendit, sipas një zyrtari të rendit.

Bota

20/09/2018 21:14

Zyrtari theksoi se numri i të vdekurve mbështetet në informacion paraprak. Zyrtari foli në kushtet e anonimitetit me agjencinë Associated Press pasi nuk ishte i autorizuar të fliste.

FBI-ja e quajti ngjarjen “një situatë aktive” dhe tha se zyra e vet në Baltimore po ndihmonte.

Zyra e Sherifit e Distriktit Harford shkruajti në Twitter se nga hapja e zjarrit kishin rezultuar disa viktima dhe paralajmëroi se situata ishte në zhvillim e sipër dhe u bëri thirrje banorëve ta shmangnin zonën.

Në një mesazh në Twitter, Guvernatori i Merilendit, Larry Hogan tha se zyra e tij po e ndjek ngjarjen dhe se autoritetet shtetërore janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme.