Tre të vdekur nga orteku në Alpet franceze

Tre persona kanë vdekur ndërsa të paktën edhe shtatë persona konsiderohen të zhdukur, pasi që një ortek bore ka rënë në Alpet franceze, bëjnë të ditur autoritetet atje.

Bota

01/04/2015 22:31

Një person, i cili është në gjendje të rënd, është dërguar me helikopter në Grenobl, ka thënë një zyrtar lokal, njofton CNN.

Orteku ka rënë në afërsi të parkut nacional Ekrin rreth 40 kilometra në perëndim me kufirin me Italinë dhe 120 kilometra nga vendi ku javën e kaluar është rrëzuar aeroplani I kompanisë gjermane “Germanwings”, transmeton KosovaPress.