Tre të vdekur nga një shpërthim në Maqedoni

Tre persona humbën jetën nga një shpërthim që ndodhi gjatë mëngjesit të së enjtes në fabrikën e bombolave të gazit në Bogdanci, në jug të vendit, afër kufirit me Maqedoninë. 

Lajme

05/02/2015 16:37

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave konfirmuan se ka edhe disa punëtorë të lënduar, njëri prej të cilëve është dërguar në Spitalin e Shkupit, transmeton Alsat-M.

Bëhet fjalë për një pacient në moshën 41 vjeçare, që ka 30% djegie në trup, ndërsa një pjesë e djegieve i ka përfshirë edhe fytyrën.

Shpërthimi në fabrikën e Bogdancit ndodhi rreth orës 9 e 30 minuta të mëngjesit, por nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thanë se deri në mesditë nuk kishin mundur të nisnin hetimin në vendngjarje për të vërtetuar shkaqet e shpërthimit.

Deri në mesditë, zjarrfikësit kishin punuar pa ndalim për neutralizimin e flakëve, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe mundësia e shpërthimeve të tjera.

Autoritetet informojnë se pasi të krijohen mundësitë, do të nisë edhe hetimi për arsyet e shpërthimit.