Tre të vdekur nga aksidentet vetëm brenda një dite

Tri aksidente me fatalitet e përcollën ditën e djeshme.

Lajme

24/09/2018 07:49

Dje rreth orës 16:00 në sheshin Bill Clinton në Prishtinë u njoftua se një 65 vjeçari humbi jetën pasi u godit nga një veturë. Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, raporton lajmi.net.

Tjetër aksident me fatalitet ndodhi edhe në Gjakovë, mes një veture dhe një kombi-busi ku një fëmijë i moshës 9 vjeçare ndërroi jetë e 9 persona të tjerë mbetën të lënduar.

Për aksident me fatalitet u njoftua edhe në orët e fundit të natës së kaluar në fshatin Burojë të Skenderajit. Aksidenti mes traktorit dhe veturës la të vdekur një 28 vjeçar dhe tre të lënduar.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdon të bëj apel për kujdes të shtuar  nga vozitësit por edhe nga këmbësorët./Lajmi.net/