Tre të plagosur me thikë në Vushtrri, arrestohen disa persona

Në rr. “Ahmet  Selaci” në Vushtrri, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht duke i goditur me mjete të mprehta (thika) tri viktimat meshkuj K/Shqiptarë.

Lajme

16/03/2018 11:27

Policia ka njoftuar se, viktimat janë dërguar në tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit  dërgohen në mbajtje.

Rasti ëhstë klasifikuar për vrasje të rënde në tentativë. /Lajmi.net/