Tre stile të arkitekturës në Udhën e Frëngut

Studiuesi Bajram Mjeku, ka shpjeguar në facebook për tre stilet e arkitekturës gërshetohen në stacionet e trenit përgjatë linjës hekurudhore Prishtinë-Pejë. Shqiptarët autoktonë e quajnë Udha e Frëngut, pasi në vitin 1936 punimet i kreu një kompani e njohur franceze.

Fun

16/02/2016 17:47

Postimi i plotë i tij:

Tre stile të arkitekturës gërshetohen në stacionet e trenit përgjatë linjës hekurudhore Prishtinë-Pejë. Shqiptarët autoktonë e quajnë Udha e Frëngut, pasi në vitin 1936 punimet i kreu një kompani e njohur franceze.

Arkitektura e këtyre stacioneve i përket stilit eklektok. Duken edhe si kullë shqiptare, edhe si manastir me bazilika të stilit bizantin, por edhe si xhami, me harqe të stilit osman (Mesopotami). Këtë enigmë e zgjodhi arkitektja e re Anyla Berisha me koleget e saj.

Disa nga këto stacione kanë nisur të shkatërrohen, ndonjëri është uzurpuar e rrënuar…

Stacionet janë ngritur nga mjeshtrit më të mirë shqiptarë të kohës. Me vite latuan gurë për bukën e gojës. Në botën shqiptare, mjeshtrit më të mirë të gurgdhendjes janë nga Dibra e Drenica.

Qeveria e Kosovës deri tash nuk i ka kushtuar kujdesin më të vogël ruajtjes së këtyre stacioneve, derisa Qeverisë Stojadinoviq në Jugosllavinë e Versajës, kjo hekurudhë i kushtoi hiç më pak se 20 miliardë USD! Kostoja marramendëse dhe afera e korrupsionit, është diskutuar edhe pas kapitullimit të Jugosllavisë së Versajës.