Tre shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së trenit me veturën në Kumanovë

Tre persona nga Haraçina e Shkupit sot kanë humbur jetën, pasi që një tren transportues është përplasur me veturën e tipit “golf” në kalimin hekurudhor te fshati Rramanli të Kumanovës, kumtoi policia e Maqedonisë.

Lajme

22/07/2018 19:35

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orën 11:45 përpara stacionit hekurudhor “Terminali” mes stacioneve hekurudhore Kumanovë dhe Rramanli (Romanovc) në një kalim të shenjëzuar për kalim.

Me “Golfin” me targa të Shkupit është ndeshur treni transportues i Hekurudhave të Maqedonisë.

Në fatkeqësi kanë humbur jetën vozitësi N.B dhe bashkudhëtaret S.B. dhe Z.B., ndërkaq bashkudhëtari i katërt ka arritur që të kërcejë nga vetura përpara se treni ta godasë veturën.

Sipas portalit ina-online.net, bëhet fjalë për tre anëtarë të familjes Bislimi nga Haraçina.

Prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes.