Tre produktet natyrale që ”fshijnë” dhe zbehin pamjen e nishaneve të fytyrës

Me siguri edhe juve ju ka ndodhur që të mos mbani mend fytyrat e njerëzve të caktuar që mund të ndeshni në punë, festa apo ambiente të tjera, por krejt rastësisht ndodh që të kujtoni ndonjë sinjal identifikues të tyrin si për shembull nishanet.

Lifestyle

26/07/2017 16:15

Mund t’i kenë kudo mbi buzë, në mollëza ose në pjesë të tjera specifike të trupit, por ndërkohë që shumë prej jush mund t’i zilepsni, pesonat që i kanë duan që t’i heqin me patjetër, përcjell lajmi.net

Në qoftë se nuk doni t’i drejtoheni trajtimeve kirurgjikale për heqjen e tyre, mund t’i zbehni duke përdorur tre produktet e mëposhtme:

Hudhër: Hudhra është një prej atyre produkteve që nuk duhet të mungojë kurrsesi në shtëpinë e gjithësecilit pasi përmban shumë vlera ushqyese dhe mund ta përdorni për qëllime të ndryshme terapeutike. Ajo përbëhet nga substanca azotike, sodium, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, antioksidantë dhe përbërës me veti antibiotike. Hudhra ka në përmbajtjen e saj enzima natyrore që zbehin pigmentin e nishaneve.

Uthull molle: Një tjetër zgjidhje e thjeshtë është përdorimi i uthullës së mollës.

Lëkurë bananeje: Lëkura e bananes është e pasur me aminoacide, vitamina dhe antioksidantë të fuqishëm që mund të zbehin nishanet. /Lajmi.net/