Tre persona të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Tre persona janë lënduar në një aksident i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë.

Lajme

23/10/2018 20:38

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Kçiq.

“Tre persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Kçiq, rruga magjistrale Prishtinë- Mitrovicë”, tha Zahiti.