Tre objektivat e Juventus për merkaton e ardhshme

Juventus po planifikon të përforcohet në të gjitha repartet në merkaton e ardhshme.

Sport

10/09/2018 09:51

“Biankonerët” kanë përpiluar një listë, ku në fokus janë një mbrojtës, një mesfushorë dhe një sulmues.

Objektivi kryesorë për fazën defanzive mendohet të jetë Matthijs De Ligt, 19 vjeçari i cili aktualisht është anëtar i Ajax Amsterdamit.

Për repartin e mesfushës, dëshira e “zonjës së vjetër” është Adrien Rabiot, të cilit këtë vit i skadon kontrata me PSG, mirëpo , lojtari është në bisedime edhe me skuadrën e Barcelonës.

Fazën e sulmit, torinezët po planifikojnë ta përforcojnë me Timo Werner, reprezentuesin gjerman i cili momentalisht paraqitet me RB Leipzig.

Këto përforcime do ta ngrisnin Juventusin akoma më lart se skuadrat tjera të Serie A. /Lajmi.net/