Tre norvegjezë vendosin rekord botëror, vizitojnë 19 vende në 24 orë, edhe Kosovën (Video)

Tre norvegjezë kanë vizituar 19 vende brenda 24 orëve, duke vendosur rekord të ri botëror. 

Bota

31/10/2014 17:03

Muajin e kaluar, tre miq nga Norvegjia kanë vendosur një rekord të ri botëror për vizita në disa vende brenda një dite. Ata arritën të vizitojnë 19 vende të ndryshme të Europës në vetëm 24 orë, duke mposhtur rekordin botëror të vitit 2012, ku i ishin vizituar 17 vende.

Gjatë gjithë udhëtimit, ata kishin për të ndjekur vetëm tre rregulla të thjeshta: të qëndrojnë fizikisht në secilin nga ato vende, vizita të bëhet brenda 24 orëve të një dite, dhe të sigurojnë dëshmi mediale për këtë, transmeton lajmi.net.

Të tre udhëtarët ekstrem – Gunnar Garfors 39 vjeç, Pak Tay 42 vjeç, dhe Øystein Djupvik 40 vjeç – filluan udhëtimin e tyre nga Greqia në mesnatë më shtator 22.  

Prej aty ata ndoqën një rrugë veriperëndimore, duke kaluar nëpër 18 vende të tjera: Bullgari, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Kroaci, Bosnje, Slloveni, Austri, Hungari, Sllovaki, Republika Çeke, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Francë dhe Zvicër.

Ata arritën ta bëjnë të ndalimin e tyre të fundit në Lihtenshtajn, pak para se 24 të përmbushej 24 orëshi i tyre i udhëtimit.

Kishin kohë që të kalonin edhe në Itali, për të arritur rekord prej 20 vendesh, por kushtet e këqija atmosferike i penguan. Kjo nuk i ka mërzitur këta tre burra, të cilët ishin të lumtur pasi edhe ashtu kishin thyer rekord botëror.

“Ishte një udhëtim fantastik. Tani ne kemi arsye për të festuar për 24 orë. Ne e thyem rekordin e vjetër duke vizituar dy shtete më shumë, dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur”, tha njëri prej tyre.

Për të përfunduar në udhëtim të tillë ata kishin bërë një planifikim të mirë. Ata nuk kishin shumë kohë për të ndaluar, as për të ngrënë, kështu që hëngrën në lëvizje dhe pushonin vetëm në rastet kur furnizoheshin me karburant. Madje ata kishin përdorur shishe për urinim, për të mos e humbur kohën me ndalesa. (lajmi.net)

Norwegian travellers break world record from Pure Content on Vimeo.