Tre monitorët e rinj që do t’i sjellë Samsung këtë vit – Lajmi.net
Tre monitorët e rinj që do t’i sjellë Samsung këtë vit
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 18:31, 3 January 2019
Kompania gjigante Samsung do të lancojë tre monitorë të rinjë në CES - njëri ka për qëllim ruajtjen e hapësirës, tjetri është për të apasionuarit e lojërave dhe njëri me ekran të lakuar.

Monitori i parë quhet Samsung “Space Monitor”, i cili vjen me një krah tërësisht të integruar që mund t’i bashkëngjitet buzë një tavoline, duke iu dhënë më shumë hapësirë për të punuar, transmeton lajmi.net.

Madje, ju mund ta rregulloni atë dhe ta shtyni prapa në mur kur nuk e shfrytëzoni, duke iu lejuar ta maksimizoni hapësirën e tavolinës.

Modeli 27-inç përmban rezolucion QHD, ndërsa modeli 32 ofron rezolucion 4K.

Për të apasionuarit e lojërave, Samsung ka CRG9, një super-monitor të gjerë të barabartë me dy paralele prej 27 inç me rezolucion 16: 9.

CRG9 përmban një frekuencë 120Hz, rezolucion të dyfishtë QHD.

Së fundi, Samsung është duke zbuluar monitorin UR59C 32 inç, i cili mburret me një ekran të lakuar me rezolucion 3840×2160 4K UHD. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO