Tre mënyra për t’i kaluar gabimet në jetë më lehtë

Çfarë ndodhë kur ne fillojmë të pendohemi për veprimet tona dhe e fajësojmë veten për palumturinë që na kaplon? A kemi zgjedhje për këtë gjendje dhe si duhet vepruar që të vazhdohet përpara. Ja disa këshilla!

Lifestyle

27/08/2014 22:33

Jeta është me plot zgjidhje. Ju ndonjëherë duhet t’i kaloni disa gjëra, të zgjedhni të tjera dhe të ktheheni ndoshta edhe prapa. Por çfarë ndodhë kur ne fillojmë të pendohemi për zgjedhjet tona dhe e fajësojmë veten pse nuk jemi të lumtur?

Ndoshta mund të bëni diçka për këtë
Bëjeni këtë si një kurs që gjithmonë keni dashur ta bëni, por që keni vazhduar ta ri-caktoni për tjetërherë për disa aryse, një marrëdhënie të ndërlikur apo një e mundësi e humbur. Ju mund të pendoheni për këto pasi të kalojë disa kohë. Edhe pse nuk mund ta ktheni kohën prapa, ju gjithmonë mundeni të ndjekni këtë kurs apo qëllim, dhe të kërkoni një marrëdhënie të re për këtë. Sa i përket mundësive, nuk ka fund për to, ju vetëm duhet t’i mbani sytë hapur, transmeton Lajmi.net.

Jeni të sigurt që keni bërë ndonjë gabim?
Ndonjëherë, ju merrni një vendim për të lënë karrierën, lëshoni një rast, anashkaloni një person, dhe më pas pendoheni për këto më vonë gjatë jetës, duke harruar arsyen e vërtetë se pse e keni marrur këtë vendim. Mendoni për atë se pse e bëtë atë zgjedhje në atë kohë. Ndoshta ndjeheshit të pasigurtë, kishi paqartësi dhe nuk ju pëlqente ajo që bënit. Vetëm ti e ke përgjegjen. Për gjithçka ka arsye dhe nuk ka vend për keqardhje apo pendim mbi vendimet që i keni marrur, transmeton Lajmi.net.

Faleni veten dhe vazhdoni përpara
Nëse mendoni se keni bërë me të vërtetë një gabim të madh dhe nuk mund të bëni asgjë për atë, faleni veten. Provoni që të harroni atë çfarë ka ndodhur, dhe provoni që mos ta përsëritni gabimin e njëjtë dhe të ktheheni përsëri prapa. Njerëzit bëjnë gabime, por ju nuk duhet të keni ndjenja negative në lidhje me të.