lajmi.net

Tre mënyra natyrale për të errësuar ngjyrën e flokëve pa shkuar tek parukieria

Sa herë që bëni ndryshime në garderobë, nuk mund të mos mendoni edhe për ndonjë prekje të vogël në look si për shembull një prerje apo një ngjyrë e re flokësh.

Lifestyle

15/05/2017 14:23

Ekspozimi i flokëve për një kohë të gjatë në diell dhe përdorimi i produkteve të gabuara me përmbajtje kimikatesh i bën ato të duken të pajetë, të elektrizuar dhe ndikon drejtpërdrejt në humbjen e ngjyrës. Kjo është arsyeja që shumë femra zgjedhin të errësojnë flokët në këtë periudhë.

Por nëse mendoni se vajtja tek parukieria është zgjidhja më e mirë për të errësuar ngjyrën e flokëvë, gaboheni pasi ju mund ta bëni këtë gjë edhe në shtëpi. Madje duke përdorur produkte 100% natyrale dhe duke i kursyer vetes shumë para, shkruan Living.al.

1.Sherebela: Në një enë me fund të gjerë shtoni 2 litra ujë dhe gati 200 gr gjethe sherebele dhe lërini të ziejnë për 2-3 orë. Lëreni ujin të ftohet dhe hiqni gjethet e sherebelës. Pasi ta keni flitruar, masazhoni flokët me të për gati 40 minuta. Shpëlani flokët me ujin e mbetur pa pëprdorur shampo ose balsam. Ky trajtim duhet përdorur të paktën nje hërë në javë për një periudhë një-mujore.

2.Kafe: Një tjetër ingredient shumë i rëndësishëm për errësimin e flokëve është kafeja. Sipas dëshirës mund të zgjidhni të përdorni kafe ekspres ose turke. Pasi të keni përgatitur një masë prej gati 2 litrash lëreni të ftohet dhe shpëlani flokët me të. Veproni në këtë mënyrë: aplikoni një pjesë të kafesë për 20 minuta dhe më pas bëni të njëjtën gjë derisa lëngu të mbarojë plotësisht. Në fund lani flokët me ujë të vakët dhe fshijini me kujdes.

3.Kakao: Dhe së fundmi përbërësi tjetër më i dobishëm për të errësuar flokët është kakao. Ajo që ju duhet të bëni është të përzieni shampon tuaj të zakonshme me të njëjtën sasi kakaoje, psh në një shampo 250 ml shtoni 250 gr kakao pluhur dhe përdoreni si zakonisht. Për të forcuar efektin e shampos, mund të aplikoni në flokë para çdo larjeje, maskën e mëposhtme:përzieni 3 lugë kos me 2 lugë pluhur kakao dhe vendoseni në të gjithë kokën, që nga rrënja deri te maja, lëreni të veprojë për të paktën gjysmë ore dhe pastaj lani kokën. /Lajmi.net/

 
LM