Tre makinat më të shtrenjta në botë

Portali “The Richest ” ka publikuar listën e tre makinave më të shtrenjta, që mund t'i shihni më poshtë.

Auto & Tek

24/06/2018 15:40

1.Maybach Exelero:

8 million dollarë Maybach Exelero, u prezantua për herë të parë në vitin 2005. Makina dyvendëshe, e cila arrin në 351 kilometër në orë, thuhet se është më e shpejta në botë. Ndërsa çmimi varion diku tek tetë milionë dollarët. Nuk e dimë akoma nëse ka persona të gatshëm të japin këtë shumë parash, që shumë njerëz nuk i kanë parë as në ëndërr. Por, nëse keni pasurinë e mjaftueshme, 8 milionë dollarë për “të bukurën e botës” ia vlejnë.

2. Lamborghini Veneno


4.5 milion dollarë Lamborghini ka prezantuar zyrtarisht makinën Veneno Shtatorin e kaluar. Me një çmim të pabesueshëm prej 4.5 milionë dollarësh, kjo është makina më e shtrenjtë në botë. Veneno është ndërtuar me fibër karboni, duke e bërë atë jashtëzakonisht të lehtë. Makina peshon 1.449 kilogram. Lamborghini Veneno ka një pamje agresive me trupin aerodinamik, pra duke i dhënë asaj një kombinim fantastik të shpejtësisë dhe dizajnit. Veneno vjen me motor 6,5 litra V12, që arrin deri në 750 kuaj-fuqi. Automjeti është në gjendje të arrijë një shpejtësi nga 0 në 100 km në orë në 2.8 sekonda. Për fat të keq, edhe në qoftë se keni para në dorë për ta blerë një nga këto makina, jeni shumë vonë. Lamborghini i ka shitur të 4 makinat Veneno që kishte prodhuar.
3. W Motors Lykan Hypersport


3.4 milion dollarë W Motors Lykan Hypersport është e para makinë luksoze e botës arabe. Makina sportive kap një shpejtësi maksimale prej 390 km / orë. Megjithatë, kjo makinë do të shesë vetëm njësi të kufizuara, që është shtatë njësi, në mbarë botën.  Kjo makinë e cila do të kushtojë 3.4 milion dollarë është projektuar nga “Magna Steyr Italia” dhe dizajnuar nga WMotors ndërsa Studo Torino mbikëqyri krijimin e modelit. Për të justifikuar çmimin e makines superluksoze, disenjatorët e kanë zbukuruar atë nga brenda me ar dhe diamante. Kjo super makinë për 2.7 sekonda do të mbërrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra, kurse shpejtësia maksimale e tij do të jetë 390 km në orë. Motori është prodhuar në kompaninë “W motors”, e cila është e vendosur në Bejrut. Dizajnuesi libanez, Ralph Debas tha se për zhvillimin e këtij lloji të veçantë i është dashur jo më pak se gjashtë vjet.