Tre lulet që e pastrojnë ajrin

Jo vetëm që janë të mira për përmirësimin e cilësisë së ajrit, por edhe eleminojnë helmet, avujt kimikë, mikrobet nga ajri, sporet e mykut, por krahas kësaj edhe sjellin lagështinë e ajrit në nivel të përshtatshëm.

Fun

23/07/2017 22:43

Lulet zakonisht i mbajnë në dhomën e ditës dhe në koridor, mirëpo të gjitha që u thanë më sipër është arsye që ndonjë syrresh ta vendosni në dhomën e gjumit, përcjell lajmi.net

Derisa jeni në gjumë, truri pushon dhe ka nevojë për ajër cilësor, ndërkaq këto tri lule janë më të mirat kur është fjala për lulet në dhomën e gjumit.

Dihet se bimët përmes fotosintezës janë në gjendje të përthithin dyoksidin e karbonit dhe të lëshojnë oksigjen por kjo nuk është gjithçka. Shumica prej tyre, arrijnë të neutralizojnë substancat organike që janë të pranishme në vendbanimet tona falë enzimave të quajtura ndryshe metilotrofe. Ja disa prej tyre:

1. Zambaku i gjelbër (Chlorophytum comosum)

Nëse është për t’i besuar hulumtimeve të cilat i ka bërë NASA, zambaku i gjelbër mund të pastrojë ajrin nga formaldehidët, bashkim i rrezikshëm kimik i cili  mund të shkaktojë kancerin, madje për 90 për qind.
Kjo lule e bukur gjithashtu thith edhe aromat edhe avujt, por edhe përmirëson cilësinë e gjumit, duke
pasur parasysh që rregullon nivelin e oksigjenit në dhomë.

2. Gjuha e vjehrrës (Sansevieria trifasciata)

Kjo bimë ka forcë të pabesueshme që të shndërrojë dyoksid karbonin në oksigjen gjatë natës! Si edhe zambaku i gjelbër, edhe gjuha e vjehrrës gjithashtu  thith formaldehidët e dëmshëm, të cilët gjenden në ngjyrat e mureve, në mjetet për mirëmbajtje të mobilieve, në filtra të ndryshëm të aparateve…

3. Fiku i shenjtë (Ficus religiosa)

Është në gjendje të absorbojë tërë dyoksid karbonin nga shtëpia gjatë natës dhe merr pjesë në fotosintezë. /Lajmi.net/