Tre luanë sulmojnë krokodilin (Video)

Videoja e shfaqur nëpër të gjitha mediat ndërkombëtare tregon skenën brutale në të cilën tre luanë e sulmojnë një krokodil në Keni.

Fun

29/03/2015 15:52

Kur një elefant ngordhi në një anë të lumit, aty mbeti mjaftueshëm ushqim për kafshët e tjera. Një grup i luanëve dhe krokodilëve të uritur vrapuan menjëherë tek elefanti i ngordhur.

Por, mishi i elefantit nuk ishte i lehtë për t’u fituar. Lufta e shfaqur në mes të luanëve dhe krokodilit në videon më poshtë të lë pa fjalë, transmeton Lajmi.net.

Videoja ishte incizuar nga një vizitor në Keni dhe ishte ngarkuar në YouTube nga Kai Banks.

Shikojeni videon: