Tre lojtarë të Chelseas po transferohet te rivali i Premierligës

Chelsea pritet që të bëjë edhe tri largime të tjera në këtë afat.

Merkato

16/01/2019 12:14

Pas Cesc Fabregasit që kaloi te Monaci, Chelsea do t’i largojë së paku edhe tre lojtarë.

Skuadra londineze ka marrë ofertë nga Fulham për Gary Cahill, Victor Moses dhe Danny Drinkwater, përcjell lajmi.net.

Që të tre lojtarët nuk janë në planet e Maurizio Sarrit, andaj do të shiten në këtë afat kalimtar të janarit.

Fulham ka bërë kontaktet e para me blutë, ndërsa Claudio Ranieri shpreson që ish-skuadra e tij ta lejojë largimin e tyre në një procedurë të lehtë. /Lajmi.net/