Tre kosovarë të lënduar në aksidentin zinxhiror në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka përcjellë nga afër zhvillimet pas një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur dje në Serbi.

Lajme

18/10/2018 21:41

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi ka përcjellur nga afër një aksident zingjiror në komunikacion, i cili sipas raportimeve të para ndodhi nga një tym i dendur dhe për pasojë la të vdekur një person dhe disa të tjerë të plagosur, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e këtij aksidenti kanë marrë disa lëndime-gërvishtje, por pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje janë liruar dhe kanë vazhduar rrugën për në Kosovë. /Lajmi.net/