Tre javë pas fotografive që nxitën dyshimet për sëmundje, Johnny Depp befason me pamjen

Johnny Depp dukej mirë në koncertin që mbajti në Londër, tre javë pas fotografive që nxitën frikën rreth shëndetit të tij.

ShowBiz

23/06/2018 23:19

55 vjeçari ka performuar në koncert bashkë me bendin e tij “Hollywood Vampires”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Fansat e aktorit ishin shqetësuar në fillim të muajit, pasi ishte fotografuar në Rusi në një gjendje jo të këndshme.

Shumë prej tyre spekuluan se pamja e tij lidhej me një rol filmik, ndërsa disa të tjerë kishin frikë se ai po vuante nga një sëmundje.

Megjithatë, burime të afërta me yllin, thanë për The Sun Online që fansat e tij nuk kishin përse të shqetësoheshin ngase ai ishte mirë me shëndet.

Duke u shfaqur në skenë në Wembley Arena, natën e kaluar bashkë me grupin “Hollywood Vampires”, Johnny është rikthyer në personin e vjetër. /Lajmi.net/