Tre idhujt e Ronaldos

Cristano Ronaldo i ka treguar tre lojtarët nga të cilët inspirohej kur ishte fëmijë.

Sport

02/01/2016 22:08

Ronaldo ka deklaruar se shumicën e kohës e motivon veten, mirëpo kur ishte fëmijë edhe ai i kishte disa lojtarë nga të cilët frymëzohej.

Tre idhujt e Cristiano Ronaldos kur ishte fëmijë janë bashkombasit e tij portugez, Luis Figo, Rui Costa dhe Fernando Couto.

“Unë mendoj që shumicën e kohës unë frymëzoj vetën. Unë jam vetë i motivuar. Por sigurisht në një moshë të re i shikoja lojtarët si të Figo, Costa dhe Couto”, ka treguar Ronaldo.