Tre futbollistët e Realit që nesër do të fishkëllehen në Bernabeu (FOTO)

Real Madridi rikthehet të luaj në ‘Santiago Bernabeu’ pas eliminimit nga Kupa e Mbretit nga Celta Vigo.

Sport

28/01/2017 21:44

‘Mbretërit’ në kuadër të La Ligas presin Real Sociedadin, një ndeshje jo e lehtë në letër, sidomos pas ecurisë jo të mirë në ndeshjet e fundit.

Kjo ecuri jo e mirë ka zhgënjyer edhe tifozët e Real Madridit, të cilët janë të pakënaqur me paraqitjet e skuadrës, sidomos të Danilos, Ronaldos dhe Benzemas, shkruan ‘AS’, përcjell lajmi.net.

Sipas kësaj medie spanjolle, të tre këta priten të jenë cak i tifozëve, ku do të fishkëllehen sa herë që janë kontakt me topin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6