Tre filxhanë çaj të zi në ditë zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në zemër

Rezultatet e hulumtimit më të ri kanë treguar që konsumimi i përditshëm i vetëm 3 filxhanëve të çajit të zi mund të reduktojë rrezikun nga sulmi në zemër për 60 për qind dhe në mënyrë dramatike të reduktojë mundësinë për zhvillim të diabetit.

Lifestyle

01/06/2017 01:21

Shkencëtarët besojnë që çaji i zi është i mbushur me antioksidantë që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të përmendura potencialisht vdekjeprurëse, bëjnë të ditur mediet.

Hulumtimet e deritashme kanë treguar që konsumimi i rregullt i çajit parandalon krijimin e mpiksjeve të gjakut, të cilat mund të bllokojnë arteret.

Pija shëruese, përveç kësaj, mund të ndihmojë edhe në kontrollin më të mirë të tensionit të gjakut dhe të ndalojë ngushtimin e rrezikshëm të artereve dhe parandalimin e qarkullimit të gjakut.

Të gjitha problemet e përmendura mund t’i kontribuojnë sulmit në zemër.

Ekspertët vlerësojnë që personat që pinë prej tre deri në gjashtë filxhanë çaj në ditë kanë 30 deri 57 për qind rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës, për dallim nga individët që e pinë në sasi më të vogla apo gati kurrë.

Kemi zbuluar që në çajin e zi fshihen antioksidantë jashtëzakonisht të rëndësishëm si flavonoidet dhe teaninet, që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut, rregullimin e prodhimit të oksidit nitrik.

Ata, përveç kësaj, parandalojnë grumbullimin e trombociteve (që mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut)./Telegrafi/