Tre emrat e rinj të muzikës që ‘vibruan’ botën e shoubizit dhe shtypit rozë

Industria e muzikës vendore çdo ditë nxjerr emra të rinj në skenë.

ShowBiz

14/08/2018 14:21

Disa prej tyre, me të publikuar këngën e parë, suksesin e kanë të sigurtë, shkruan lajmi.net.

Janë tri artiste shqiptare të cilat botës së muzikës i hynë në vitin 2018, por për pak kohë arritën të bëhen emra të pëlqyer të estradës.

Bëhet fjalë për Taynan, Rina Balajn dhe Loredana Zefin, të cilat po tregohen shumë të suksesshme që në fillim të karrierës së tyre.

Tayna

Emri i Taynas u bë i njohur pas publikimit të këngës “Columbiana”, në duet me Don Phenom, projekt i cili u shndërrua në hit. “Columbiana” vazhdon të jetë në mesin e këngëve më të dëgjuara, publikuar gjatë kësaj vere. Në kanalin YouTube, kjo këngë numëron mbi 19 milionë klikime.

YouTube player

Pas saj, Tayna kishte lansuar edhe këngën “Shqipe”, një muaj pas publikimit të projektit debutues dhe pritja nga publiku iu bë njësoj. Kënga tanimë llogarit 12 milionë klikime në YouTube.

YouTube player

Krahas këngëve, të tri artistet kanë qenë të pranishme gjatë gjithë këtyre muajve edhe në titujt rozë, kurse janë të komentuara vazhdimisht në Internet. Tayna nga mediet është konsideruar edhe si “fenomen” i kësaj vere dhe ka marrë kritika pozitive për linjat trupore.

Loredana Zefi

Një tjetër emër i ri që ka debutuar së fundi në muzikë është edhe e dashura e reperit Mozzik, Loredana Zefi. Ajo gjatë muajit qershor publikoi këngën “Sonnenbrille”, me të cilën filloi karrierën në tregun muzikor. Kënga është në gjuhën gjermane dhe deri tani është shikuar afro 24 milionë herë në YouTube.

YouTube player

Edhe emri i Loredanës ka qenë shumë i pranishëm gjatë këtyre muajve në shtypin rozë. Por, krahas dy artisteve tjera, për të më shumë është shkruar në artikujt që kishin të bënin me të dashurin e saj, Mozzik dhe së fundi shtatzëninë e saj.

Rina Balaj

Një tjetër artiste që me moshë është e re, por që po pritet mirë nga audienca është edhe Rina Balaj. Reperja publikoi këngën e parë (si solo artiste) në të njëjtin muaj si dy artistet e lartpëmendura dhe që rezultoi e suksesshme. Krahas suksesit të Taynës dhe Loredanës, bazuar në klikime kënga me titull “Ashiqare” është shikuar më pak, pra mbi 4 milionë herë, shkruan lajmi.net.

YouTube player

Pak ditë pas këngës së parë solo, Rina erdhi edhe me projektin e dytë, që është “Mami”,  që kishte suksesin pothuajse të njëjtë me atë të këngës së parë. Ndërsa, tani ka paralajmëruar edhe shumë projekte të reja.

Por, kënga e Rinës në duet me Feron, publikuar gjatë muajit prill me titull “S’ka konkurrencë”, i dha asaj suksesin dhe famën më të madhe. Projekti ka marrë 12 milionë klikime.

YouTube player

Edhe për Rinën, ashtu sikurse për dy këngëtaret tjera është shkruar në mediet rozë. Njësoj sikurse për Taynën, u komentua edhe për linjat trupore.

Viti 2018 mund të cilësohet si viti i artisteve të reja, siç ishin Tayna, Loredana dhe Rina; të cilat suksesin e madh e treguan me këngët e tyre të para në karrierë (përjashtuar Rinën që ka pasur këngë edhe më herët në duet me Endrin si dhe ka marrë pjesë në gara muzike). Gjatë një monitorimi që lajmi.net e ka bërë, vihet re se që nga fillimi i karrierës së tyre del se interesimi i medieve dhe publikut në raport me sukseset e tyre ka qenë shumë i madh. /Lajmi.net/

D.A