Trashësia gjatë fëmijërisë ka efekte afatgjate në shëndetin

Hulumtuesit nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Kolorados, thanë se edhe në rastet kur fëmijët e trashë të kenë humbur peshë, efektet shëndetësore të trashjes në fëmijëri mund të jenë të thella. “Ka dy gjëra në vazhdim këtu. Së pari, më parë ju i jeni ekspozuar një trashjeje ku mund ta shohim si një…

Lifestyle

21/02/2014 18:06

Hulumtuesit nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Kolorados, thanë se edhe në rastet kur fëmijët e trashë të kenë humbur peshë, efektet shëndetësore të trashjes në fëmijëri mund të jenë të thella.

“Ka dy gjëra në vazhdim këtu. Së pari, më parë ju i jeni ekspozuar një trashjeje ku mund ta shohim si një fillim i komplikimeve shëndetësore si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, sindromat metabolike dhe kanceri”, tha Kristen Nadeu, hetues në po këtë qendër dhe profesor i Endokrinologjisë Pediatrike në shkollat e Mjekësisë.

Normalisht, këto komplikime nuk do të ndodhin brenda natës, por gjatë kalimit të viteve. Studimet thonë se në disa raste kur në fëmijëri të jeni të trashë, mund të ndodhë që kjo tashësi të ju kthehet gjatë moshës madhore.

Provat e fundit tregojnë se trashja në fëmijëri mund të krijojë efekte që do të zgjasnin deri në moshë të rritur.

Por, vetëm një fëmijëri me peshë mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar rezultate të këqija, duke përfshirë sindrome metabolike, sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2 dhe komplikime të veshkave.

Mund të shkaktojë gjithashtu sëmundje yndyrore të mëlçisë, astmë, sëmundje psikiatrike dhe norma të rritura të kancerit.

“Për shkak se epidemia e trashjes në fëmijëri është relativisht e re, ne nuk i kemi të gjitha të dhënat se si ndikon kjo, por ta dini se është e vazhdueshme deri në fund të jetës”, tha Nadeau.

Prandaj, një mesazh kryesor tek prindërit e fëmijëve është që të kujdesen për ushqimet e fëmijëve të tyre.