Trashëgimia ortodokse mbrohet më së miri nëse Kosova pranohet në UNESCO

Nënkryetarja e Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, ka thënë se trashëgimia fetare ortodokse në Kosovë, mund të ruhet më së miri me anëtarësimin e këtij shteti në UNESCO.

Lajme

05/11/2015 14:09

Lunacek, duke komentuar deklaratat e kreut të kishës ortodokse serbe, patriarkut Irinej “se nuk përjashtohet edhe përdorimi i forcës për të mbrojtur trashëgimin kulturore e historike serbe në Kosovë”, ka thënë se përdorimi dhunës i takon tashmë të kaluarës.

“Përdorimi i dhunës i takon historisë dhe më vije mirë që kjo është kështu. Në Kosovë nuk ka më dhunë në mes të grupeve etnike. Dhe kjo është arsye që më ka bërë të ndjehem keq një deklaratë e kreut të kishës ortodokse serbe i cili thotë se duhet përdorur dhuna dhe armët përsëri. Kjo është e kaluar. Lufta ka përfunduar që moti. Trashëgimia kulturore e fetare në Kosovë është e mbrojtur dhe do të jetë edhe më shumë kur Kosova të pranohet në UNESCO”, ka than Lunacek në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, lobimi serb për të penguar pranimin e Kosovës në UNESCO, nënkupton që Serbia nuk dëshiron të mbrojë trashëgimin e vet, punë të cilën e krye UNESCO. /lajmi.net